Zelensky me fjalim drejtuar kombit: Ose do humbim dinjitetin ose SHBA-të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Ukraina do të prezantojë “alternativa” ndaj planit të paqes të paraqitur nga administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Deklarata u dha në një fjalim 10-minutësh drejtuar kombit, të mbajtur jashtë pallatit presidencial në Kiev.

Zelensky theksoi se Ukraina nuk ka devijuar kurrë nga interesat e saj kombëtare dhe se nuk do ta bëjë këtë as në situatën aktuale.

“Do të paraqes argumente, do të bind, do të propozoj alternativa”, tha ai në një videomesazh.

Ai paralajmëroi se vendi mund të përballet me një zgjedhje të rëndë: të rrezikojë humbjen e një partneri kyç ose të heqë dorë nga dinjiteti i vet.

Mesazhi ishte një referencë e qartë për rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zelensky nënvizoi se Ukraina po kalon një nga momentet më të vështira të historisë së saj dhe shtoi se javën e ardhshme vendi do të jetë nën “shumë presion, për të na dobësuar dhe për të na përçarë”, duke theksuar se “armiku nuk po fle”.

Ai bëri thirrje për unitet dhe fokus te interesi kombëtar.

“Ne nuk po bëjmë deklarata të zhurmshme; do të punojmë me qetësi me Amerikën dhe me të gjithë partnerët” u shpreh Zelensky, duke siguruar se kërkimi për një zgjidhje me SHBA-në do të jetë konstruktiv dhe i qëndrueshëm.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika