Zelensky: Mosmarrëveshja për asetet e ngrira ruse do të krijojë probleme të mëdha për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar se një dështim për të arritur marrëveshje mbi përdorimin e aktiveve të ngrira ruse do të përbënte një sfidë serioze për Ukrainën.

“Do të flas me të gjithë liderët, do t’u paraqes argumentet tona dhe shpresoj shumë që të arrijmë një vendim pozitiv. Pa këtë, do të kemi një problem të madh për Ukrainën,” tha Zelenskyy për gazetarët, transmeton AFP.

Ndërkohë, Rusia ka paralajmëruar se do të përgjigjet me “masat më të rrepta” nëse Europa përdor asetet shtetërore të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën – një kërcënim që ka thelluar ndasitë brenda Bashkimit Evropian.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka cilësuar planet evropiane si “pirateri” dhe “vjedhje të pronës”, ndërsa zyrtarë të Moskës kanë diskutuar hapur mundësinë e konfiskimit të aktiveve të tjera perëndimore në Rusi nëse blloku shkon përpara me planin.

Sipas raportimeve, Rusia ka eksploruar masa ligjore dhe rregullatore që do të lehtësonin nacionalizimin e mëtejshëm të pasurive të huaja, duke ndërtuar mbi një fushatë që tashmë ka marrë miliarda dollarë nga kompanitë e huaja që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

The Guardian ka zbuluar se politikanë dhe zyrtarë të lartë financiarë në Belgjikë janë targetuar nga një fushatë frikësimi e orkestruar nga inteligjenca ruse, me qëllim që të bllokohej përdorimi i 185 miliardë eurove të ngrira për të mbështetur Ukrainën.

Kërcënimet e Moskës kanë shkaktuar shqetësime të ndryshme brenda BE-së. Belgjika, Italia dhe Austria – shtete me banka, kompani dhe infrastrukturë financiare të ekspozuara ndaj Rusisë – kanë shprehur frikën se hakmarrja ruse mund t’i godasë më së pari dhe më së shumti.

Sipas Institutit të Ekonomisë së Shkollës së Kievit, kompanitë perëndimore ende kanë rreth 127 miliardë dollarë aktive në Rusi, ndërsa mbi 2,000 kompani të huaja vazhdojnë të operojnë aty. Rusia kontrollon gjithashtu shuma të mëdha të llogarive tip-C, ku janë ngrirë dividentët dhe fitimet e investimeve të huaja, të cilat mund të ridrejtohen shpejt në buxhetin shtetëror nëse Europa vepron.

Megjithatë, avokatët evropianë theksojnë se rreziqet ligjore po teprohen. Ata argumentojnë se gjykatat ndërkombëtare ka të ngjarë të mos kenë juridiksion mbi rezervat sovrane të Rusisë dhe se valëzimi i padive të kërcënuara nga Moska synon më shumë frikësimin dhe vonesën e planeve evropiane sesa fitimin në gjykatë./TheGuardian

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika