Zelensky në Bruksel: Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon shkëmbime territoriale

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti qëndrimin e qartë të vendit të tij: shkëmbimi i territoreve është i papranueshëm dhe i pamundur sipas kushtetutës ukrainase.

Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të diskutojë për paqen, por jo nën presionin e luftimeve.

Ai ritheksoi se vendimet për fatin territorial të Ukrainës mund të merren vetëm në një samit trepalësh mes Kievit, Moskës dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të ofrojnë edhe garanci sigurie të krahasueshme me Nenin 5 të NATO-s.

Ai theksoi nevojën për një armëpushim për të krijuar kushtet e duhura për negociata të vërteta, duke shtuar se çdo bisedim duhet të reflektojë vijën aktuale të frontit.

“Putini ka shumë kërkesa, por ne nuk i dimë të gjitha. Do të duhet kohë për t’i shqyrtuar. Kjo s’mund të bëhet tani, mes luftës”, tha Zelensky./Euronews

Të fundit nga rubrika