Zelensky thotë se kanë rimarrë më shumë se 6 mijë kilometër katrorë nga Rusia

I pari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë se gjashtë mijë kilometër katrorë nga kontrolli rus, në shtator në lindje dhe jug të Ukrainës

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë se gjashtë mijë km katrorë nga kontrolli rus në shtator. Ndërsa, në anën tjetër Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv-it.

Tërheqjen e vet trupat ruse e përshkruan si “rigrupim” me synimin për t’u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës.

Sekretari i Shtetit i ShBA-ve, Antony Blinken ka thënë se forcat ukrainase kishin bërë “përparim të rëndësishëm” në kundërsulmin e tyre, por shtoi se ishte shumë herët për të parashikuar rezultatin.

“Rusët mbajnë forca shumë të rëndësishme në Ukrainë, si dhe pajisje, armë dhe municione. Ata vazhdojnë t’i përdorin ato pa dallim jo vetëm kundër forcave të armatosura ukrainase, por civilëve dhe infrastrukturës civile siç kemi parë,” tha Blinken.

Në fjalimin e tij të fundit me video të hënën e 12 shtatorit, presidenti Zelensky tha “Nga fillimi i shtatorit e deri më sot, luftëtarët tanë kanë çliruar tashmë më shumë se 6 mijë kilometër katrorë të territorit të Ukrainës në lindje dhe jug”, raporton BBC.

Gjatë javëve të fundit, kundërofensiva duket se ka qenë e shpejtë. Të enjten e kaluar, Presidenti Zelensky tha se forcat ukrainase kishin rimarrë një mijë km katrorë, por deri të dielën kjo shifër e deklaruar ishte trefishuar.

Zelensky falënderoi disa nga brigadat e Ukrainës të përfshira në kundërsulm, duke i përshkruar luftëtarët e tyre si “heronj të vërtetë”. Ai nuk zbuloi se cilat qytete dhe fshatra ukrainase ishin çliruar.

Përparime të rëndësishme, megjithëse më të ngadalta, nga trupat ukrainase janë raportuar gjithashtu në rajonin jugor të Khersonit, i cili kufizohet me Krimenë.

Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se sukseset e fundit të ushtrisë ukrainase do të kenë “implikime të rëndësishme” për dizajnin e përgjithshëm operacional të Rusisë. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka këmbëngulur se operacionet ushtarake në Ukrainë do të vazhdojnë “derisa të gjitha detyrat që ishin vendosur fillimisht” të jenë përmbushur.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika