Zelensky thotë se trupat ukrainase po “përparojnë” në Donjeck

"Po përparojmë në drejtim të Donjeckut”, tha Zelensky pas një konference online me zyrtarët e ushtrisë, duke shtuar se ai po ashtu u informua për situatën në rajonin pjesërisht të çliruar të Hersonit, që për muaj të tërë ka qenë cak i granatimeve ruse

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ukrainase po bëjnë përparim kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donjeckut, përderisa Moska ka kryer sulme të reja me artileri në rajonin jugor të Nikopolit dhe Hersonit gjatë natës, duke plagosur civilë dhe duke shkaktuar dëme nëpër shtëpi dhe infrastrukturë.

“Po përparojmë në drejtim të Donjeckut”, tha Zelensky pas një konference online me zyrtarët e ushtrisë, duke shtuar se ai po ashtu u informua për situatën në rajonin pjesërisht të çliruar të Hersonit, që për muaj të tërë ka qenë cak i granatimeve ruse, shkruan REL.

“Rusët po vazhdojnë të terrorizojnë territoret që artileria e tyre mund të arrijë”, tha ai.

Më herët gjatë 27 shtatorit, Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake në Herson shkroi në Telegram se 12 persona janë lënduar në rajon si pasojë e granatimeve ruse.

Në rajonin e Nikopolit, dy persona janë lënduar nga granatimet ruse tha kreu i administratës ushtarake, Serhiy Lysak.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat e këtij shteti po vazhdojnë operacionet sulmuese në drejtim të qytetit lindor të Bahmutit dhe në rajonin jugor të Melitopolit, duke shtuar se në total janë realizuar 26 beteja në 24 orët e fundit.

Që kur u tërhoq nga marrëveshja për drithërat në korrik, Rusia ka shpeshtuar sulmet ndaj infrastrukturës në portet ukrainase në Odesa dhe Mikolajiv.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika