Zelensky viziton Turqinë, pritet të takohet me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, do të zhvillojë këtë të premte një vizitë zyrtare në Turqi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë për një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan këtë të premte, më 8 mars.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për luftën e vazhdueshme me Rusinë dhe çështjet që kanë të bëjnë me lundrimin e sigurt për anijet civile të mallrave në Detin e Zi, sipas një njoftimi nga Presidenca turke.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, takimi do të zhvillohet në Pallatin Dolmabahçe, ndërsa një konferencë për shtyp është planifikuar për në orën 19:00 me orën lokale.

Siç ka njoftuar presidenca turke të enjten, fokusi i diskutimit do të jetë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë përpjekjet për të krijuar një korridor të sigurt në Detin e Zi.

Vizita e fundit e Zelensky në Turqi ishte në korrik 2023, gjatë së cilës ai zhvilloi diskutime të gjera me Erdoganin.

Pas kthimit të tij në Kiev nga vizita e mëparshme, Zelensky solli pesë komandantë të lartë nga regjimenti Azov, të cilët ishin pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve me Moskën.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika