Zelenskyy ia dhuron Biden-it medaljen ushtarake nga një ushtar ukrainas

Ishte paralajmëruar nga Shtëpia e Bardhë se presidenti ukrainas, Zelenskyy do ta vizitonte SHBA-në, të mërkurën e 21 dhjetorit. Takimi Biden-Zelenskyy tashmë ka filluar, takim në të cilin Zelenskyy arriti me një dhuratë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ia ka dorëzuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, një medalje ushtarake nga një ushtar ukrainas në Bakhmut.

Presidenti ukrainas bëri të ditur se një kapiten, me të cilin, ishte takuar një ditë më parë në qytetin lindor, i kërkoi atij t’ia kalonte medaljen e tij ushtarake, presidentit të SHBA-së.

“Çfarë nderi i madh”, tha Biden pasi Zelenskyy ia dorëzoi medaljen, përcjell Sky News.

Presidenti ukrainas tha se ishte një nder për të të ishte në Shtëpinë e Bardhë gjersa nuk kurseu falënderimet ndaj SHBA-ve për mbështetjen e tyre të deritanishme.

Ky është udhëtimi i parë i Zelenskyy jashtë Ukrainës qëkur Rusia filloi pushtimin e saj në shkurt.

Zyra e presidentit Zelensky e pranoi zyrtarisht ftesën për në Washington të premten e kaluar, përpara se vizita të konfirmohej përfundimisht të dielën.

Shtëpia e Bardhë e konfirmon se Zelensky do ta vizitojë Washington-in

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika