Zelenskyy: Ukraina po vazhdon të shpëtojë botën me grurin e saj

Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina më grurin e saj është duke vazhduar të shpëtojë botën, ai gjithashtu bëri të ditur eksportimin e 28 mijë ton grurë në Somali. Ndërsa, ka bërë të ditur edhe bisedën e tij me kryeministrin holandez

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në T witter ka thënë se Ukraina po vazhdon të shpëtoj botën me grurin e saj.

Ai bëri të ditur se pas disa dërgesave në Afrikë, në javët në vijimm mbi 28 tonë grurë nga Ukraina do të mbërrijnë në Somali.

Ndërsa, para disa ditësh programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka konfirmuar se për herë të parë, që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ka arritur ngarkesa e parë prej 23 mijë tonë grurë nga Ukraina në Afrikë.

Gjithashtu WFP ka bërë të ditur se njerëzit në të gjithë Etiopinë, Keninë dhe Somalinë po përballen me uri të rëndë, ndërsa Briri i Afrikës përjeton disa nga kushtet më të thata që janë parë në dekada.

Zelnskyy ka theksuar se për shkak të pushtimit rus në Ukrainë OKB-ja ka parashikuar një zi buke deri në fund të këtij viti.

“Ukraina vazhdon të shpëtojë botën me grurin e saj. Përveç anijeve të mëparshme me grurë për Afrikën, 28,600 tonë grurë do të mbërrijnë në Somali në javët e ardhshme. Në këtë vend, për shkak të luftës së RF kundër 🇺🇦OKB-së, OKB-ja parashikoi një zi buke deri në fund të këtij viti”, ka shkruar Zelenskyy.

Ai gjithashtu bëri të ditur bisedën e tij me kryeministrin e Holandës Mark Rutte.

Duke thënë kanë kordinuar hapat për të kundërshtuar Rusinë, dhe për të rritur presionin e sanksioneve ndaj saj.

“Kam pasur një bisedë produktive me Mark Rutte. Ne koordinuam hapat për të kundërshtuar RF-në(Federatën ruse), për të rritur presionin e sanksioneve mbi agresorin, sigurinë dhe ndihmën makro-financiare për Ukrainën. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin në promovimin e nismave në kuadër të OKB-së”, ka shkruar Zelenskyy për bisedën me kryeministrin holandez.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika