Deputeti i LDK Armedn Zemaj i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës që të respektojë afatet Kushtetuese dhe mos të lejojë ndërhyrje në vendimmarrje.
Ai tha se edhe njëherë u shfaq ajo që VV nuk pati asnjëherë numrat.
“Është lajm i keq por ka qenë tepër indikativë që kjo do të ndodhë. Ata që kanë mashtruar qe i kanë numrat janë VV-ja. Nga fillimi dhe përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit kanë deklaruar se kanë një shumicë dhe u dëshmua që nuk kanë pasë e nuk e patën as sot. Tepër fyese për qytetarët, më shumë u kërkua një Qeveri kalimtare, ajo e cila as nuk u përfillë si diskutim që ishte propozim i LDK-së sesa për një Qeveri të rregullt që i shërben qytetarëve”, tha ai.
Ai tha se duhet të respektohen afatet Kushtetuese.
“Nuk është vështire asgjë kur ka vullnet me u respektu Kushtetuta. Ne edhe ashtu kemi humbur shumë gjatë këtij viti por bllokuesi sot e mori përgjigjen me votë. E thërrasim edhe Presidenten të respektojë afate Kushtuese dhe të mos lejoj as një ndërhyrje në vendimet e saj kushdo qoftë ai”, tha ai./EO