Zemaj e quan të paligjshme seancën e jashtëzakonshme: Nuk bëhemi pjesë e krizave të fabrikuara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për thirrjen e seancës së orës 11:00 duke e quajtur atë “jo legjitime dhe në kundërshtim me rendin kushtetues”.

Zemaj, vlerëson se përfshirja e projekteve buxhetore, kredive dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në një seancë të tillë është shembull i papërgjegjësisë institucionale.

“Konsumimit të çdo forme manipulimi të opinionit publik që nga muaji prill, për të fshehur mungesën e numrave për krijimin e institucioneve, sot po provohet edhe “treni i fundit”: një seancë jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues e me logjikën parlamentare, vetëm që Albin Kurti e VV-ja të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit. Në agjendën e seancës së orës 11:00 përfshihen propozimi i buxhetit të Republikës së Kosovës, marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje buxhetore që kërkojnë proces serioz dhe konsultim të mirëfilltë e jo improvizime të ngutshme që shpërfillin rregulloren dhe e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate”.

Zemaj, mes tjerash, konfirmoi se LDK-ja nuk do të marrë pjesë teksa shtoi se nëse Vetëvendosje do të kishte për qëllim të bënte zgjidhje, sipas tij do të merrnin masa shumë më herët.

“Pikërisht për këtë arsye, LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. Lidhja Demokratike e Kosovës refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën Vetëvendosja po tenton sërish t’i përdorë institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike. Prej tetë muajsh, vendi mbahet në pasiguri politike nga të njëjtët që sot paraqesin si urgjencë atë që vetë e kanë zvarritur. E njëjta logjikë u pa me zvarritjen 15-ditore të mandatarit pa numra – një proces i humbur që në fillim dhe i përdorur thjesht për propagandë. Po të kishin vullnet për krijimin e shumicës parlamentare, konsultimet do të ishin bërë me kohë dhe me të gjitha partitë. Qëllimi nuk ka qenë shumica, por materiali elektoral, mbajtja peng e vendit dhe krijimi i skenave të radhës. LDK do të marrë pjesë vetëm në seancën e orës 14:00, të ditës për çështjen e mandatarit, në përputhje me bindjet, vlerat dhe besimin e qytetarëve tanë”, u shpreh Zemaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika