Zemaj: Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkelur dhjetëra herë Kushtetutën

"Në vitet e fundit Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkeluar tashmë dhjetëra herë Kushtetutën, por që nuk ka marrë asnjë përgjegjësi morale as politike, fatkeqësi për një shtet të ri si Kosova", ka shkruar Zemaj për nder të 16-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Armend Zemaj, ka uruar 16-vjetorin e miratimit të Kushtetutës, si akti më i lartë juridik i Kosovës.

Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkelur dhjetëra herë Kushtetutën, dhe se këto shkelje janë fatkeqësi për një shtet të ri si Kosova.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës mishëron vlerat e një shoqërie demokratike, me barazi e tolerancë politike e etnike.Ajo çka është për keqardhje por që duhet ta themi, në vitet e fundit Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkeluar tashmë dhjetëra herë Kushtetutën, por që nuk ka marrë asnjë përgjegjësi morale as politike, fatkeqësi për një shtet të ri si Kosova”, shkroi Zemaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika