Zemaj kritikon Qeverinë: Nuk i ka duart e pastërta, i ka të zhytura në korrupsion

Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është e zhytur në korrupsion.

Zemaj gjatë seancës së jashtëzakonshme e cila është thirrur nga opozita për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se edhe deputetët e LVV-së do duhej të ishin pjesë e kësaj seance që të dëgjonin se çfarë ka bërë kjo qeveri.

“Nga shqetësimet tona është thirrur kjo seancë e jashtëzakonshme, edhe deputetët e LVV-së do të duhej të ishin këtu e të dëgjonin korrupsionin e madh që e ka bërë kjo Qeveri. Vet fakti tregon që kjo Qeveri duart e pastërta nuk i ka, i ka të zhytura në korrupsion dhe atë në shkallë të lartë. Dëmtimi i buxhetit të shtetit nga Ministria e Mjedisit me një personazh si Naser Hafizi. Por, edhe me publikimin e mesazheve të Dejona Mihalit dhe tashmë të arrestuarit Nagip Krasniqi duke diskutuar për KEK-un”, ka thënë ai duke shtuar se “Krasniqi është njeri shumë i afërt me Kurtin, ndërsa Dejona është vet Kurti”.

Zemaj theksoi se: “Kjo skemë e krimit financiar mirë organizuar dhe e strukturuar në qeveri dhe e kontrolluar nga politika e krimit duhet të zbardhet në prokurori. LDK do të shfrytëzoj të gjitha mekanizmat ligjor dhe kushtetuese për të zbardhur të gjitha pikat e korrupsionit në këtë Qeveri”.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika