Zemaj kritikon qeverinë për rritje të tatimit në pronë, i quan “oligarkë” të Martinit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me rritjen e tatimit në pronë duke thënë se "ky veprim i kësaj qeverie të paaftë e të papërgjegjshme po shihet si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre"

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë intervistës në emisionin FIVE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka bërë thirrje që urgjentisht të rishikohet vendimi i rritjes së faturës për tatimin në pronë duke e quajtur qeverinë “oligark” të Martinit.

Ndryshe, Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci kohëve të fundit ka qenë i përfolur si i dyshuar për përfshirje në një aferë korruptive në Slloveni për të cilin ende nuk ka pasur ndonjë informacion zyrtar.

Tutje, deputeti Zemaj ka thënë se të gjithë qytetarët janë të brengosur në këtë kohë të inflacionit të lartë “me rritjen prej 100% të faturave të tatimit në pronë”.

“Në çdo vend sot këdo që takon nga furrtari, puntori , institucioni e deri të lëvizjet në rrugë ky veprim i kësaj qeverie të paaftë e të papërgjegjshme po shihet si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

“Edhe qfarë goditje tjetër duhet të presin nga kjo qeveri që të ju thellohet varfëria qytetarëve të vendit tonë. “Oligark” të Martinit ndalni këto veprime”, ka vijuar ai.

Ndryshe, më herët, edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, teksa ka folur për krizën aktuale ka thënë se duhet të hiqet tatimi në vlerën e shtuar në produktet bazë, të ulen barrierat tatimore dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ndonëse LDK ka propozuar një plan që do të ndihmonte në jetën e qytetarëve, megjithatë është refuzuar, “jo sepse nuk ishin adekuate por sepse ishin të LDK-së”.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.  Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se gjatë takimit me qytetarë, këta të fundit kanë thënë se kostoja e jetesës “është bërë e papërballueshme”.

Abdixhiku flet për krizën ekonomike: Të hiqet TVSH-ja në produktet bazë, të rriten pagat

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika