Zemaj: Kuvendi i LDK-së duhet të mbahet sa më shpejt, kërkesa është për ndryshimin e kryetarit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se kërkesa për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë duhet të trajtohet në një afat sa më optimal, duke theksuar se LDK ka traditë të mbajtjes së kuvendeve dhe funksionimit të demokracisë së brendshme.

Zemaj ka thënë se sipas statutit, afati për mbajtjen e Kuvendit është 60 ditë, por sipas tij, duke marrë parasysh mënyrën se si është paraqitur kërkesa, procesi duhet të zhvillohet sa më shpejt.

“Kërkesën që kemi bërë e gjykojmë që të jetë në afatin sa më optimal. Ne kemi traditë të mbajtjes së kuvendeve. LDK është parti që ka kultivuar demokracinë e brendshme dhe nuk e ka problem mbajtjen e kuvendeve”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka mohuar se ka pasur pengesa gjatë procesit të mbledhjes së nënshkrimeve, duke thënë se çështja kryesore është thirrja e Kuvendit dhe jo numri i nënshkrimeve.

“Ka nënshkrime që nuk i kemi dorëzuar, por ka njerëz që kanë nënshkruar edhe pas dorëzimit të nënshkrimeve. Kjo nuk është temë. Tema është thirrja e Kuvendit dhe delegatët duhet ta japin fjalën e tyre”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë të ditur se kërkesa për Kuvendin e Jashtëzakonshëm lidhet me ndryshimin e kryetarit të LDK-së.

“Kërkesa është për ndryshimin e kryetarit të LDK-së. Arsyeja janë rezultatet e zgjedhjeve”, ka deklaruar Zemaj.

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika