Zemaj për videon e LVV-së: Janë specialistë të mashtrimit

Armend Zemaj deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ata më atë video treguan se janë specialist të mashtrimit. Sipas tij dy skandalet më të mëdha të kësaj qeverie janë arrestimi I Besnik Mujecit për kontrabandim të ekstazisë, dhe keqpordorimi me rezervat shtetrore

Armend Zemaj, Deputet i LDK-së

Deputeti i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur në lidhje me videon e Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke thënë se edhe një herë treguan se janë specialistë të mashtrimit.

I ftuar në emisionin “DebatPlus”, në RTV Dukagjini, Zemaj përmendi edhe disa, siç i cilëson ai, “skandalet e kësaj qeverie”, e që janë arrestimi i asamblistit të LVV-së, Besnik Mujeci, për kontrabandim të narkotikëve dhe keqpërdorimi me rezervat shtetërore.

“Unë e quaj vera e skandaleve të mëdha. Dy megaskandalet që kanë dalë ditëve të fundit; një është ku një eksponent i LVV-së duke helmuar trevat shqiptare me substanca narkotike, në kuptimin edhe të shumës edhe të sasisë. Ai është asamblist në Prishtinë për dy mandate, në struktura të LVV-së, si dhe i përkrahur nga eksponentë të pushtetit si ministri i Punëve  të Brendshme, ministrja e Drejtësisë, si dhe kryeministri i Kosovës”, është shprehur Zemaj.

Ai përmendi edhe skandalin me rezervat shtetërore ku thotë se ajo tregon mënyrën se si ata e menaxhojnë buxhetin e Kosovës.

Kurse për videon e LVV-së, ai thotë se janë mësuar me video të tilla.

“Për video nuk është diçka e çuditshme, jemi mësuar me pa video herë pas here, e mira do te ishte të shihnim video të rezultateve ose të ndonjë të arriture të Republikës së Kosovës”, ka thënë Zemaj.

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika