Zemaj: Po të mos merrej Kurti me patriotët e “Facebook”-ut e militantët, Kosova do të anëtarësohej në KiE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se nëse kryeministri Albin Kurti nuk do të “kënaqet”, patriotët e Facebook-ut dhe militantët e tij, atëherë Kosova do të anëtarësohej në Këshillin e Evropës

Po të mos i “kënaqte” kryeministri Albin Kurti, patriotët e Facebook-ut dhe militantët e tij, Kosova do të anëtarësohej Kosova në Këshill të Evropës ka vlerësuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, teksa folur për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, që u kërkua nga ndërkombëtarët si hap konkret në lidhje më anëtarësim në KiE.

Zemaj ka shtuar se zgjidhja e parë e LDK-së – nëse vije në pushtet – do të jetë draftstatuti i Asociacionit, i cili, sipas tij, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Zgjidhja e parë dhe më e komplikuar që flitet është drafstatuti, ne e kemi thënë është obligim i Kosovës, i Qeverisë, dhe ai obligim bartet te Gjykata Kushtetuese, që mund me të përmirësu ose saktësu nëse ki prek në kompetencën kushtetuese, që ne kemi thënë jemi kundër Asociacionit me kompetencë ekzekutive. Dhe jo një Asociacioni që ofron bashkësi të komunave serbe, jo vetëmenaxhimin e Kurtit, ku e ka bërë lidhjen e çdo qytetari serb me Qeverinë e Serbisë. Po, bashkësi e komunave serbe si etnitet brenda Kushtetuese dhe brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

Po ta kishin kryer këtë detyrë, ta kishte përfunduar me përgjegjësi Qeveria Kurit, të mos merrej me patriotët e Facebookut dhe militantët e vet, Kosova do të ishte edhe anëtare e KiE-së edhe besa-besa do të ishte gogja e përafruar në integrime të tjera evropiane dhe atlantike”, ka thënë Zemaj në FIVE” të Dukagjinit.

Sipas Zemajt, Kurti është treguar populsit duke u thënë ndërkombëtarëve diçka e duke bërë diçka tjetër për militantët e tij.

“Sepse t’ua thuash vendeve të QUINT-it diçka tjetër dhe të dalësh e ta trajtosh si temë popullzimi dhe vazhdon me i kënaq militantët, ne këtë nuk e bëjmë… Marrëveshja e Ohrit është barrë e rëndë për Kosovën”, ka shtuar Zemaj.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika