Zenuni: I ndjeri i ka dërguar foto të arkivolit reperit Buta

Pas rastit të ndodhur në Ferizaj ku mbeti i vrarë 30 vjeçari G.H, avokati Kastriot Zenuni ka thënë se gjendja e të dyshuarit nuk ka qenë në rrezik për jetë por plaga më e madhe e tij ka qenë tek nofulla, dhe ai ka thënë se sipas familjarëve të dyshuarit i ndjeri i ka dërguar foto të arkivolit reperit Buta në rrjete sociale

Avokati, Kastriot Zenuni

Pas ngjarjes së ditës së shtunë në qytetin e Ferizajt, ku Q.J vrau shokun e tij G.H, avokati Kastriot Zenuni ka thënë se i dyshuari pasi që ka shtënë me armë, i ndjeri ka ndërruar jetë aty për aty.

“Këtë e ka konstatuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj”, ka thënë Zenuni.

Sipas tij, dyshimet e para kanë qenë tek vetura e cila është djegur nga i ndjeri.

“Sa i përket dyshimeve të para kanë qenë tek vetura edhe nga prokuroria, ku i ndjeri ia ka djegur veturën vëllaut të dyshuarit, pra vëllaut të reperit Buta, ku vetura ka një vlerë afro 70 mijë euro, që mes tyre ka pasur thëmbime për këtë” u shpreh Zenuni, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Sipas Zenunit, informacionet jozyrtare kanë bërë të ditur se i dyshuari është plagosur nga një zyrtar.

Gjatë ditës së shtunë, Zenuni është ftuar nga Oda e Avokatëve.

“Ditën e shtunë jam ftuar nga Oda e Avokatëve dhe jam caktuar sipas detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, Zenuni ka qenë në koordinim, ku pas konsultimeve ata janë nisur drejt Prishtinës në QKUK, aty ku ndodhej edhe i dyshuari.

Gjendja e të dyshuarit është konstatuar nga doktorët dhe pastaj është mbajtur seanca dëgjimore në QKUK.

“Kemi biseduar me mjekun kompetent dhe ai e ka konstatuar gjendjen e tij dhe pas kësaj është mbajtur seanca dëgjimore në objektin e QKUK-së, ku dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për masën e paraburgimit dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit” ka thënë Zenuni.

Teksa Zenuni kishte takuar të dyshuarin, sipas tij, gjendja shëndetësore ka qenë jashtë rrezikut për jetë.

“Sa i përket gjendjes shëndetësore së tij kur është mbajtur seanca dëgjimore në QKUK jam takuar me të dyshuarin, i cili nuk ka qenë në rrezik për jetë, plagën më të madhe e ka tek nofulla por në koordinim me doktorin, prokurorin nuk e kemi pyetur shumë, sepse nuk ishte në gjendje të flasë, por sipas mjekut ai mund te përgjigjet me po ose jo” shtoi Zenuni.

”Sipas familjarëve të të dyshuarit, i ndjeri i ka dërguar foto të arkivolit në rrjete sociale reperit Buta”, ka shtuar Zenuni.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika