Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Ahmeti tregon arsyet e moslejimit të vizitës së Petkoviqit

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se kërkesa e Petkoviq për të hyrë në Kosovë nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjen që është mes dy vendeve. Sipas tij, nuk ekziston një besim në agjendat që dërgohen nga ai, pasi në të kaluarën Petkoviq i ka keqpërdorur duke dalë jashtë agjendës

Kreshnik Ahmeti, Zëvëndësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës

Zëvëndësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se kërkesa e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për t’u lejuar që ta vizitojë Kosovën, nuk është lejuar për shkak të mospërputhjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.

I ftuar në RTV Dukagjini, Zëvëndësministri Ahmeti ka treguar arsyet e moslejimit të vizitës së Petkoviqit.

“Së pari kërkesa nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjen që është mes dy vendeve dhe Republika e Kosovës si shtet i pavarur ka të drejtë të ndalojë një hyrje të tillë. Zyrtari serb në Kosovë ka tentuar të hyjë pa leje, sipas marrëveshjes, agjenda duhet të jetë e koordinuar”, thotë ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar gjuhën e tij dhe atë të zyrtarëve serbë si të papërshtatshme.

Ahmeti ka thënë se tashmë, nuk ekziston një besim në agjendat që dërgohen nga zyrtari në fjalë sepse sipas tij, “ne kemi pranuar në të kaluarën, por ai i ka keqpërdorur duke dalë jashtë agjendës”.

Zëdhënësi i BE: Vizita e Petkoviqit në Kosovë të mërkurën është dashur që të lejohej

Për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, zëvëndësministri ka thënë se Qeveria është duke punuar intensivisht në këtë drejtim.

“Kriteret janë plotësuar tash e sa vite. Është një padrejtësi e madhe që u bëhet qytetarëve tanë nga BE, ne si qeveri po punojmë që këto dilema në raport me plotësimin e kritereve të hiqen”, ka thënë Ahmeti.

Lidhur me aplikimin në KiE, Ahmeti ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin në Këshillin e Evropës më 12 maj, ditë në të cilën kanë filluar edhe procedurat e mëtejshme.

Se sa do të marrin kohë finalizimet e procedurave të këtij aplikimi, ai ka thënë se mosekzistimi i një afati kohor për aplikime të tilla është një karakteristikë e KiE-së.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika