Zëvendësministrja Gashi: Angazhimi i diasporës shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi në inaugurimin e Shkollës Kombëtare të Kërkimit në TIK ka theksuar rolin e diasporës, profesionalizmin dhe potencialin e saj në fushën e TIK-ut

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në inaugurimin e Shkollës Kombëtare të Kërkimit në TIK.

Zëvendësministrja Gashi ka thënë se krijimi i Programit PdH është një hap i rëndësishëm drejtë ndërtimit të një kulture të re dhe të qëndrueshme sa i përket projekteve kërkimore.

“Zëvendësministrja Gashi ka folur konkretisht për rolin e diasporës, profesionalizmin dhe potencialin e saj në fushën e TIK-ut, të cilën tha ajo e shohim si mundësi për shkëmbim dhe bashkëpunim me profesionistët tanë në vend me qëllim të avancimit të kësaj fushe si dhe krijimit të lidhjes mes popullit dhe projekteve të ndryshme duke pozicionuar Kosovën si vendin lider në Ballkan sa i përket kësaj fushe”, njofton MPJD.

Gashi ka njoftuar se më 13 korrik të këtij viti do të organizohet konferenca për diasporën shkencore në fushën e TIK-ut dhe ka përmendur si projekt shumë të rëndësishëm binjakëzimin e universiteteve të Kosovës me ato evropiane si një mundësi për të krijuar “ura të reja bashkëpunimi dhe shkëmbim të njohurive dhe ekspertizave duke hapur rrugë të reja për inovacion”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendësministrja Gashi, ka për mision të krijoi dhe të mbështes iniciativa që kontribuojnë drejt një imazhi autentik të Kosovës. Znj. Gashi shprehu gatishmërinë e plotë për të mbështetur këtë iniciative e cila jo vetëm që do të kontribuojë për nivelin akademikë, rritjen ekonomike të Kosovës dhe pozitën e saj në tregun rajonal dhe global por edhe në tërheqjen e diasporës për të qenë pjesë e projekteve të cilat e zhvillojnë më tej vendin tonë”, thuhet tutje në njoftomin e MPJD-së.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika