Zgjaten pritjet për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se për dallim nga mëngjesi ku kolonat arrinin në 60 metra, të njëjtat janë zgjatur. Me to edhe pritjet për të dalë nga Kosova

Pritjet për të dalë nga Republika e Kosovës nga pika kufitare e Merdarës po arrin në më shumë se një orë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pas përditësimit të të dhënave të kësaj të fundit, bëhet e ditur se në këtë pikë, kolonat po arrijnë në 500 metra.

Ndërkaq, te pika kufitare e Dheut të Bardhë, pritja për të dalë nga Kosova po zgjat një orë, ndërsa kolona është e gjatë 300 metra.

Duhet përmendur se dy pikat kufitare të lartcekura janë të vetmet me kolona dhe pritje të gjata deri tani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika