Zgjatet afati i aplikimit për Fazën 1 për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Minsitria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë se është zgjatur afati për aplikim deri më 2 dhjetor, kërkesë kjo e cila sipas Ministrisë ka ardhur nga qytetarët

Fotoilustruese





Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të shtunën e 26 nëntorit të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në Thirrjen e Dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët 03/2022, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për Fazën 1, deri më 2 Dhjetor 2022.

Zgjatja e afatit sipas Ministrisë, bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në Fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.

Kësisoj bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje.

Ministria ndër të tjera ka ftuar të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.





Ilustrim (Foto: Ministria e Ekonomisë)

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika