Zgjedhje të jashtëzakonshme apo procedurë të re për presidentin: Çfarë pritet nga Kushtetuesja për dekretin e Osmanit?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit duket se është drejt fundit.

Deputetët nga partitë kryesore parlamentare kanë shprehur pritshmëritë e tyre për vendimin përfundimtar.

Në Debat Plus, Vigan Qorrolli, deputet i LVV-së, tha se partia e tij pret që dekretit t’i jepet vlerësimi si i pavlefshëm dhe antikushtetues.

Sipas tij, kjo do të hapë rrugë për një procedurë të re të zgjedhjes së presidentit.

“Pritet e VV-së janë që dekreti së pari të shpallet nul, antikushtetues. Dhe më pas e dyta pikë e petituimit të aktgjykimit të jetë që ta lejojë Kuvendin në një procedurë të re ta zgjedhje presidentin”, ka thënë Qorrolli.

Nga ana tjetër, Përparim Gruda, deputet i PDK-së, theksoi se Kuvendi aktual ka humbur legjitimitetin dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai pret që vendimi i Gjykatës të qartësojë procesin, por nënvizoi se zgjidhja politike duhet të jetë kthimi te qytetarët përmes votës.

“Ne presim që të qartësoj procesin e zgjedhjes së presidentit. Për neve vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sepse ky Kuvend e ka humb jo vetëm legalitetin por edhe legjitimitetin”, ka thënë Gruda në Debat Plus.

Ermal Sadiku, deputet i LDK-së, ka theksuar që dekretit të presidentes t’i jepet vlerësimi i drejtë, duke mundësuar shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh.

“Presim që ta pranohet dekreti i Presidentes edhe të shkojmë në zgjedhje, në afatin kohor që është i përcaktuar me Kushtetutë, brenda 45 ditëve”, ka thënë Sadiku.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika