Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka prezantuar një raport lidhur me procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se operatori ekonomik është duke bërë shpërndarjen e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës.

“Lidhur me votimin jashtë vendit ju njoftojmë që KQZ me datën 12.12.2025 ka pranuar fletëvotimet nga operatori ekonomik dhe në po të njëjtën datë ka filluar vendosja e tyre nëpër zarfet tregues. Ky proces ka përfunduar me 13.12.2025. Dhe të gjitha zarfet janë dërguar në hapësirën qendrore të operatorit ekonomik dhe në përcjellje të Policisë së Kosvës. Me datën 14.12.2025, 57 mijë e 829 pako me fletëvotime janë nisur në qendrat e DHL për në aeroportin e Shkupit, ku janë përgatitur pakot me qëllim të nisjes së tyre tutje. Me datën 15.12.2025, këto pako janë dërguar në Gjermani dhe me datën 16.12.2025 ka filluar shpërndarja e tyre. Sipas raportit të DHL të pranuar dje më 17.12.2025 në orën 23, rezulton se nga 57 mijë e 829 dërgesa në total, 50 mijë e 611 dërgesa janë dorëzuar me sukses tek votuesit. Që shprehur në përqindje i bie 88 për qind të dërgesave të cilat votuesit i kanë pranuar. 90 për qind e dërgesave janë dorëzuar tek votuesit në Evropë, ndërsa 51 për qind tek votuesit jashtë Evropës”, tha ai.

Sipas KQZ-së, statusi i dërgesave që nuk janë dorëzuar deri më tani është si në vijim:

–           1,941 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesi nuk ka qenë në shtëpi në momentin e tentativës së dorëzimit;

–           2,421 dërgesa janë dorëzuar te kurieri dhe janë në proces për t’u dërguar te votuesit;

–           2,615 dërgesa janë aktualisht në tranzit;

–           208 dërgesa kanë adresë të pasaktë;

–           17 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesit kanë ndryshuar adresën;

–           16 dërgesa janë refuzuar nga votuesit.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025. Planifikohet që gjatë ditës së enjte (18 dhjetor) të bëhet nisja e këtyre materialeve zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, për në përfaqësitë diplomatike.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, pati kritika për mungesë të informimit për sa i përket votimit përmes postës.

Si shkak i kësaj, ai tha se jep dorëheqje nga Këshilli për Informim në kuadër të KQZ-së, pasi sipas tij, për neglizhencn për mos kryerjen e punës së tyre për njoftimin e publikut se si duhet të votohet.

“Shqetësimi im ka të bëjë me mungesën e informimit që ka të bëjë edhe të vonshme edhe tërësisht të pamjaftueshme sa i përket votimit përmes postës. Institucioni ynë i ka vetëm dy njoftime. Jemi shumë keq radhazi sa i përket sferës së informimit dhe duhet të merren masa në këtë drejtim. Më brengos një neglizhencë pa reflektim. Po e deklaroj tërheqjen time nga Këshilli për Informim, është bërë e patolerueshme dhe e padurueshme me pranu telefonata të panumërta, email-e të panumërta për të cilat ne edhe marrim tender edhe kemi staf që merret. Është bërë e patolerueshme, duhet të merren veprime”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika