Zgjedhjet në pesë bashkitë në Shqipëri: Pjesëmarrja e ulët, shkak koha e keqe dhe terreni i vështirë i qendrave të votimit

Rreth 60 qytetarë nga 1,170 zgjedhësit e Tragjasit kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas anëtarëve të komisioneve të dy qendrave të votimit të këtij fshati, pengesë është koha me shi, vendndodhja ku votohet në zonë të vështirë me rrugë të pashtruar, si edhe fushata e vakët.

“Procesi po shkon mirë, nga 505 kanë votuar 20 qytetarë në këtë qendër votimi”, shprehet një nga anëtarët.

Kjo zonë njihet edhe për protestat e banorëve që kundërshtonin projektin për ndërtimin e një ujësjellësi të ri që merr ujin e fshatit për të furnizuar Palasën dhe Dhërmiun.

Megjithëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pjesëmarrja arriti gati 300 votues, me 70% vota për socialistët./TCH

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika