Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy vajza janë raportuar të zhdukura.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se rastet janë raportuar në Prishtinë dhe Podujevë, njofton Dukagjini.
Në Prishtinë, një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Ndërkohë në Podujevë, një burrë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 10 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Sipas tij, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Policia ka njoftuar se të dyja rastet janë duke u hetuar.