Zhvillimet në veri, Berisha i bën thirrje presidentes të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Hisen Berisha, deputet i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës ka thënë se është një sulm ushtarak në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Prandaj duhet që presidentja në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe të krijohet një shtab për ta menaxhuar këtë emergjencë që do ta udhëheqë vetë presidentja”, ka thënë Berisha në edicionin special të RTV Dukagjinit.

Berisha ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet t’i mobilizojë të gjtha kapacitetet për të mbështetur Policinë në zbatimin e detyrave që ia jep Kushtetetuta dhe ligji.

“Policia e Kosovës me plan të reagimit kombëtar është reaguesi i parë kurse Qeveria duhet të kërkojë drejtëpërdrejt nga KFOR-i që të jetë në nivelin e përgjegjësisë që ka, bazuar në mandatin na jep Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe atë konkretisht të vendoset në vija kufitare dhe të pamundësojë depërtimin e trupave tjera në Kosovë”, ka thënë tutje Berisha nga PDK.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Banjskë të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga një grup i organizuar dhe i armatosur, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika