Zhvillimet në veri: Italia e përkushtuar për stabilitet dhe siguri

Rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit ka reaguar dhe kryediplomati italian, Antonio Tajani, i cili është shprehur se ka kërkuar nga ambasadorët në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë

Kryediplomati italian, Antonio Tajani





Për zhvillimet e fundit në veri ka reaguar dhe kryediplomati italian, Antonio Tajani, ku është shprehur se tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomati italian ka thënë se i ka kërkuar ambasadorëve në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë.

Tutje, Antonio Tajani ka shtuar se Italia është e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese. I kërkova ambasadorëve tanë në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë. Italia është e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar kryediplomati italian, Antonio Tajani në Twitter.

Për zhvillimet në veri të vendit ka reaguar dhe zëvendëssekretari gjeneral i NATO-s, Mircea Geoana, i cili ka bërë të ditur se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, aty ku serbët vendosën  që të bojkotojnë institucionet e vendit.

Përmes një reagimi në Twitter, Geoana u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që këto të fundit të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin e situatës dhe jo vetëm.

Krahas kësaj, ai ka bërë të ditur se KFOR-i  është në gjendje gatishmërie dhe i njëjti, do të ndërhyjë në rast të përshkallëzimit të situatës.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika