Zhvillohet kampionati i tretë vjetor i përqafimit të pemëve në Finlandë

Kampionati i tretë vjetor Finlandez i Përqafimit të Pemëve Arktike është një mënyrë argëtuese për të tërhequr vëmendjen te natyra dhe fakti se pemët, pyjet dhe natyra në përgjithësi, mund të sjellin mirëqenie në jetën e njerëzve

Ilustrim

Kampionati i tretë vjetor Finlandez i Përqafimit të Pemëve Arktike është zhvilluar të shtunën e 20 gushtit, në Levi, Lapland.

Ky lloj i garës është një mënyrë argëtuese për të tërhequr vëmendjen te natyra dhe fakti se pemët, pyjet dhe natyra në përgjithësi, mund të sjellin mirëqenie në jetën e njerëzve dhe t’i ndihmojën që të ndjehen më mirë edhe kur janë të stresuar.

Ky kampionat ka tri ngjarje kryesore:

Përqafimin e shpejtë: Të  përqafohejnë sa më shumë pemë që të jetë e mundur në një minutë, ku çdo përqafim duhet të zgjasë të paktën pesë sekonda.

Përkushtimui: Përqafimi më kreativ i një peme të zgjedhur nga pjesëmarrësi, në maksimum prej një minute.

Përqafimi më kreativ: Konkurenti mund të përqafojë vetëm një pemë prej një minuti në stilin e tij, raporton eruronews.

Ndërkaq fitues i kampionatit të vitit 2022 është shpallur Ani Lankila e cila kishte të veshur  një kostum ariu.

Lankila është me origjinë nga Helsinki në Finlandën jugore, por aktualisht jeton në Levi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika