Një zjarr ka përfshirë një apartament në një pallat në Tiranë.
Raportohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Fatmirësisht dy fëmijë të bllokuar një kat më sipër apartamentit ku ra zjarri janë shpëtuar.
Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihen zjarrfikësit teksa largojnë fëmijët nga apartamenti.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.