Zjarrfikësit në Turqi luftojnë me zjarret që shtrinë 48 persona në spital

Këto zjarre kishin nisur një ditë më parë, por u përhapën për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta

Zjarrfikësit në Turqi nisën mëngjesin e 23 gushtit duke e luftuar një zjarr në pyll në provincën veriperëndimore të Turqisë, Çanakalasë. Këto zjarre kishin nisur një ditë më parë, por u përhapën për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Helikopterët dhe automjetet tokësore luftuan këto zjarre edhe gjatë natës. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikayam, tha se më shumë se 1.200 njerëz nga nëntë fshatra u evakuuan në një vend më të sigurt, ndërsa 48 persona kishin nevojë për trajtim mjekësor.

Autoritetet i zhvendosën edhe disa pacientë nga disa qendra mjekësore, përfshirë të moshuar, si masë paraprake.

Pamjet e shfaqura nëpër mediat turke treguan zjarre të mëdha dhe tym mbi kodrat e banuara në veriperëndim të Turqisë. Flakët përfshinë edhe disa shtëpi të braktisura nëpër fshatrat e asaj zone.

Trafiku detar në ngushticën e Dardaneleve, ngushticë që lidh detin Egje me Detin e Zi, u pezullua sërish, tha agjencia e transportit Tribeca, për t’i lejuar helikopterët të mbledhin ujë për t’i shuar flakët.

Vetëm një ditë më parë, tetëmbëdhjetë njerëz u gjetën të vdekur pranë kufirit grek më Turqinë në një zonë malore në veri të Greqisë, e cila është përfshirë nga zjarret në katër ditët e fundit. Dyshohet se të vdekurit ishin emigrantë.

Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike. Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere, por disa vende kanë pësuar viktima në njerëz edhe nga stuhi të furishme dhe përmbytje.

“Ne po shohim në mbarë botën ndryshime të paprecedentë”, tha shkencëtari për klimën në Agjencinë kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), Gavin Schmidt.

“Valët e të nxehtit që po shohim në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Kinë, po thyejnë rekorde. Kjo nuk është befasi”, tha ai./REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika