Zjarri afër Aeroportit të Prishtinës, digjen 20 vetura dhe lëndohet një person

Pas mesnatës ka shpërthyer një zjarr në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Dukagjinin se nga zjarri janë përfshirë 20 vetura dhe është lënduar një person.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale,” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shtoi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, ajo njoftoi se hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit, i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika