Një zjarr i madh ka përfshirë disa pallate banimi në Hong Kong, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të zhdukur, ndërsa qindra të tjerë janë në gjendje kritike.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në pasditen në kompleksin banesor Wang Fuk Court në Tai Po, në veri të New Territories.
Zjarri filloi rreth orës 14:52 në shkallët e jashtme të pallatit Wang Cheong House dhe përfshiu shtatë nga tetë ndërtesat e kompleksit, i cili ka rreth 2,000 apartamente dhe rreth 4,800 banorë, përfshirë shumë të moshuar.
Shkak i zjarrit nuk dihet ende, por përhapjen e shpejtë e favorizuan skelat prej bambuje dhe rrjetat mbrojtëse të ndërtimit.

Rreth 200 makina zjarrfikëse dhe mbi 100 ambulanca u dërguan në vendngjarje. Shumë zjarrfikës punuan gjatë gjithë natës për të arritur në katet e sipërme të pallateve 31-katësh, ku besohet se ishin bllokuar shumë banorë.
Ndër të vdekurit është edhe një zjarrfikës 37-vjeçar.
Vështirësi solli edhe fakti që shumë banorë mbajtën dritaret të mbyllura për shkak të punimeve të mirëmbajtjes dhe nuk dëgjuan alarmet e zjarrit.
Sipas policisë, disa ndërtesa ishin mbuluar me rrjete plastike dhe materiale që nuk i plotësonin standardet e sigurisë nga zjarri.
Kreu i qytetit, John Lee, tha se mbi 900 persona kanë kërkuar strehim në qendra të përkohshme, ndërsa zjarri vazhdonte edhe të enjten në mëngjes, megjithëse me intensitet më të ulët.
Lideri kinez Xi Jinping u shpreh për autoritetet e Hong Kongut që të “bëjnë çdo përpjekje” për të shuar zjarrin dhe ofroi ngushëllime familjeve të viktimave.
Hong Kong: 65 të vdekur dhe gati 300 të zhdukur pas zjarrit masiv