Zjarri në Prevallë nuk është lokalizuar por nuk ka ndonjë rrezik për jetën e banorëve

Agjensia e Menaxhimit të Emergjencave [AME] ka bërë të ditur  se zjarri i përhapur në parkun nacional të Prevallës nuk është lokalizuar ende por që nuk ekziston ndonjë rrezik për jetën dhe pasurive të banorëve në këtë zonë të prekur

Agjensia e Menaxhimit të Emergjencave [AME] ka bërë të ditur se zjarri i përhapur në parkun nacional të Prevallës nuk është lokalizuar ende por që nuk ekziston ndonjë rrezik për jetën dhe pasurive të banorëve në këtë zonë të prekur.

Në komunikatën për media thuhet se operacionet për fikjen e zjarrit nga toka përpos zjarrfikësve dhe ekipit të shpëtimit nga Prizreni kanë qenë pjesëmarrëse edhe ato nga Prishtina, Ferizaji dhe Gjakova.

“Në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional ne Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveq Njësis Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe Njesite e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj.

Rrezik për jetë dhe pasuri të banorve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur në kontroll dhe lokalizuar zjarrin vazhdojne nga kapacitetet e komunës Prizrenit me Komunat në ndihme.

Prezent në operacion me mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjestarët nga parku nacional Prevallë, Sherbimi Emergjent Mjeksor nga Prizreni”, vijon njoftimi.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika