Zotohet Abdixhiku: Që në javën e parë koeficienti do të jetë 150

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka ritheksuar premtimin në Debat Plus, duke siguruar qytetarët se koeficienti i pagave për sektorin publik do të rritet në 150 që në javën e parë të qeverisjes së tij.

Abdixhiku theksoi se ky vendim bazohet në analizat financiare dhe në angazhimin e LDK-së për të përmirësuar mirëqenien e shërbyesve civilë dhe të mësuesve, të cilët, sipas tij, janë prekur rëndë nga rritja e inflacionit në vitet e fundit.

“Në bazë të të gjitha llogaritjeve tona, në bazë të zotimeve tona, se s’kam asnjë zor qytetarëve, e nesër me thënë pse na mashtrove. Në javën e parë do të rishikohet buxheti, në javën e parë koeficienti i pagave për shërbyesit publik në Kosovë do të jetë 150. Iu zotohem”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka sqaruar deklarimin e tij të vitit të kaluar se koeficienti do të jetë 125, e gjatë këtij viti deklaroi se do të jetë 150.

Ai bëri të ditur se programi ekonomik i LDK-së filloi të hartohej në vitin 2022 dhe përfshinte një rritje graduale të pagave me koeficient nga 125 deri në 135. Por, sipas tij, pas rishikimeve në prill të këtij viti, u vendos që rritja të jetë më e madhe, duke marrë parasysh se në katër vitet e fundit pagat e shërbyesve publikë janë ulur ndjeshëm në terma realë për shkak të inflacionit.

“Në qoftë se më idhnohni që po e përmirësoj premtim nuk kam asnjë brengë. Nëse iu them se do ta bëj 125, e kam bërë 150 gëzohuni. Por në qoftë se iu them 150 e e bëjmë 125, iu kam mashtruar. Nëse sot iu them 150 e nesër e bëjmë 170 në qeveri, veç mirë është.

Në programin e kemi nisur në vitin 2022… programi ka zgjatur një vit e dy muaj për tu bërë dhe prezantuar në konventën në vitin 2023. Në konventë e kamë prezantuar 125. Kemit hënë në vitin e parë do të bëhet 125 në vitin e fundit 135. Në atë kohë norma e inflacionit ka qenë më e ulët, llogaritjet tona kanë qenë që proporcioni i pagave me buxhet të jetë diku rreth 23-24 për din deri në 27.

Por pas konventës në prill të këtij viti, jemi mbledhur edhe një herë dhe e mi bërë një llogaritje krejt të re. Kemi thënë shikoni Kosova në kumulativ në 4 vitet e fundit, mësuesit tanë dhe shërbyesit tanë janë varfëruar në mesatare për 25 për qind.

Pra nëse pagat nuk i kemi rrit për 25 për qind për katër vite, çdo shërbyes civil ka mbete në gjendje të njëjtë. Por unë llogaris që pagat të rriten me koeficient 150, që i bie në mesatare diku rreth 36.2 për qind”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus.

Mësimi gjithditor dhe trajnimi në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit

Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e përgatitjes së sistemit arsimor për shkollim gjithëditor, duke e konsideruar këtë një hap të domosdoshëm për të ardhmen e vendit.

Ai propozoi që ky model të fillojë me fëmijët e ciklit fillor, me synimin që të përfshihen të paktën 50% nxënësve të vendit..

Abdixhiku gjithashtu foli për rëndësinë e trajnimeve për të rinjtë mbi moshën 18 vjeç, duke theksuar nevojën për orientimin e tyre drejt fushave që kërkohen në tregun e punës së së ardhmes, siç është trajnimi i disa dhjetëra-mijërave të rinjve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

“Përgatitje e fëmijëve në shkolla për mësim gjithëditor, aq sa mundemi e aq më parë. Po flas për 4 vitet e para për se paku 50 për qind të fëmijëve në Kosovë, në qofte se i mbulojmë 5 komunat e mëdha. Duhet te ulemi me profesionit e fushë, mos ti konsiderojmë vetëm në Prishtinë, le të ketë një shpërndarje regjionale. Sepse kur flas me disa komuna, kompozicioni fshat-qytetet e bën të pamundur bashkinë e shkollave. Pra duhet të nderohet kapacitet fizike të shkollave që të bëhet shkollimi gjithditor. Që të bëhet e ardhmja siç duhet të këtë vend.

Dhe për trajnimin në fushën e së ardhmes për këta të ri të moshën 18 plus”, ka shtuar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika