Zotohet Rama: Paga minimale 700 euro brenda këtij mandati

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se për mbi 300 mijë punonjës nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro.

“Nga 1 janari 2026 do të rritet paga minimale për 307,850 punonjës, të cilët do të marrin shumë premtuar prej 500 eurosh, ndërsa në këtë mandat paga minimale do të arrijë në 700 euro. Siç kemi premtuar, qeveria do të subvencionojë me 90 milionë euro dhe shtesën e kostove për 9 muaj në sektorin privat”, u shpreh Rama.

Rama, mes tjerash në videomesazhin e publikuar në Facebook, bëri të ditur se edhe pensionistët do të kenë vëmendje në buxhetin e vitit të ardhshëm, njofton Dukagjini.

“Në projektbuxhetin e vitit 2026, që sapo ka shkuar në Parlament, padyshim pjesën e luanit e zënë pensionistët. Ata e fillojnë vitin e ardhshëm me 100ë milion euro shtesë, përveç indeksimit. Në 2027 e dyfishojmë shtesën: 200 milionë euro, plus indeksimi 45 milionë euro. Në 2028 e trefishojmë: 300 milion euroë, plus indeksimi 46 milionë euro. Në 2029 e katërfishojmë, plus indeksimi, dhe në 2030 e pesëfishojmë, plus indeksimi. Pra, janë rreth 1.7 miliardë euro më shumë që pensionistët do të marrin, një shumë e konsiderueshme nga investimi ynë gjatë këtij mandati të katërt qeverisës” tha ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika