ZPS-ja konfirmon se po kryen operacione në Kosovë

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, Hagë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), të enjten ka konfirmuar se po kryen operacione në Kosovë, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat e arrestuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut janë arrestuar mëngjesin e së enjtes.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika