ZPS kërkon dënim të rëndë për Pjetër Shalën

Pjetër Shala

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar dënim të rëndë ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Sipas tyre, Shala në vitin 1999 në një fabrikë të përpunimit të metaleve në Kukës, ka ndaluar, torturuar e vrarë viktima të pafajshme.

ZPS pretendon se shumica e viktimave kishin qenë shqiptarë të Kosovës.

“Kërkojmë nga gjykata ta shpallni fajtor për krimet që i ka kryer… Viktimat e krimeve të akuzuarit nuk mund të largoheshin… Të tjerët kanë shenja të përhershëm fizike.. ata s’mund të harrojnë, ata dhe familjet na kanë përshkruar traumat… Shumicat e dëshmitarëve nuk e kanë rrëfyer për herë të parë historinë e tyre, ishin të gatshëm të vijnë përsëri këtu sepse ende besojnë se ka drejtësi dhe këtë drejtësi mund ta ofrojë kjo gjykatë”, thuhet nga ZPS.

Fabrika e përpunimit të metaleve në Kukës

“Akuzat lidhen për krimet me datën 15 maj dhe qershor në një fabrikë metali në Kukës të Shqipërisë, me pak përjashtime viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Ai akuzohet me krimin e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes”.

Viktimat shqiptarë të Kosovës, sipas pretendimeve të ZPS-së, akuzoheshin për bashkëpunim me Serbinë, dhe se sipas tyre, rraheshin me shkopa bejzbolli, me hekur, me hekur të pushkëve.

Rrahjet, sipas tyre, ishin brutale.

“Dënimi që kërkon ZPS vjen pas … edhe sjelljes dhe veprimeve që shkaktuan pasojat…. Ai ka ushtruar dhunë të frikshme ndaj viktimave të terrorizuara. Të rrahësh persona që nuk mund të mbrohen është luftë, është akt frikacak i pajustifikueshëm dhune. I akuzuari nuk bëri asgjë për t’ua lehtësuar dhimbjet, më së pakti duhej të largohej, nuk e bëri, i rrahu njëri pas tjetrit. Koha nuk e ka ndryshuar karakterin e tij. Ai meriton dënim të rëndë”, vijon ZPS.

Pjesa brenda e fabrikes se përpunimit të metaleve në Kukës

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika