ZPS vazhdon bastisjet, në cak pronat e Isni Kilajt

Shtëpitë e ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj kanë qenë cak I bastisjeve të kësaj të enjte nga pjesëtarët e  EULEX-it. Familjarët e Kilajt,  kanë bërë të ditur se nuk kanë qenë të informuar për bastisje. Bastisjet në shtëpitë e tij kanë zgjatur për orë të tëra.

Specialja bastis shtëpinë e Isni Kilajt

Për më shumë se dhjetë orë, shtëpia e ish-kryetarit të komunës së Malishevës, Isni Kilaj u bë cak i bastisjeve të radhës nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Veturat e tyre e të shoqëruara nga ato të Policisë se Kosovës dhe EULEX-it, nuk lëvizen nga fshati Lubizhdë, deri pasditen e së enjtes.

Të painformuar për atë që po ndodhte brenda shtëpisë së ish-luftëtarit të UÇK-së, ishin edhe familjarët e tij.

“Rreth orës 07:00 me gjasë kanë thyer derën, pasi ne i kemi parë veturat jashtë dhe kanë hy brenda kanë bastisur shtëpinë. Jo nuk kemi qenë të informuar”, ka thwnw Fatmir Kilaj, vwllai i Isniut.

Pas kësaj, Fatmiri thotë se ka komunikuar më vëllain në prezencë të EULEX-it dhe i është kërkuar që mos t’i afrohet shtëpisë.

“Këto po shihen se janë padrejtësi, për çlirimtarë nuk po gjejnë asnjë dëshmi dhe po mundohen të gjejnë diçka dhe është e padrejtë të bastisen kështu si në kohën e Jugosllavisë”, vijoi ai.

Gjatë gjithë ditës, nuk u lejua askush t’i afrohej shtëpisë, derisa Isni Kilaj gjendej në shtëpinë e tij në kryeqytet.

Njëjtë sikur në fshatin Lubizhdë të Malishevës, ish-kryetarit të Malishevës,  bastisje iu bë edhe në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Për arsyet e bastisjes në dy pronat e tij ende nuk dihen. Kilaj, në dhjetor të 2019-ës ishte intervistuar nga Prokuroret e Gjykatës Speciale në Hagë.

Gjatë javës, hetues të ZPS-së, kanë bastisur shtëpitë e tre ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Artan Behrami dhe Ismajl Syla.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika