Zv.ministrja Gashi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, rruga më e sigurt për të ofruar stabilitet në rajon

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për të ofruar siguri, paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se ky 25-vjetor na rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke bërë që vendi të çlirohet nga regjimi serb, duke hapur kështu rrugën drejt paqes, stabilitetit dhe demokracisë.

“Republika e Kosovës, si shteti më demokratik në rajon, ka dëshmuar mirënjohjen që ka ndaj aleancës më të madhe ushtarake, NATO, dhe miqve e partnerëve tanë, të cilët kontribuuan që vendi ynë të gëzojë paqen dhe lirinë”, ka thënë zëvendësministrja Gashi në konferencën e organizuar nga Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Universitetin e Arkanzasit, me rastin e shënimit të 25- vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ajo ka thënë se si shtet dhe shoqëri jemi të përcaktuar nga vlerat e parimet demokratike dhe këtë e dëshmon pozicionimi ynë përkrah demokracive perëndimore.

Gashi ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për të ofruar siguri, paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon, duke pasur parasysh qasjen destruktive dhe veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë.

“Historia e shtetndërtimit tonë dhe NATO-ja janë pjesë e padiskutueshme e rrëfimit të suksesshëm, si histori të pandashme nga njëra-tjetra, siç ishin dhe do të mbeten miqtë tanë ndërkombëtarë dhe përkrahja e tyre në rrugëtimin tonë drejt avancimit të progresit në vend”, ka përfunduar zv.ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar MPJD.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier dhe përfaqësues të tjerë nga bota e akademisë dhe shoqërisë civile.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika