Zyberaj nis vrapimin gati 300 kilometrash nga Prishtina në Tiranë

Atleti kosovar Erzen Zyberaj ka nisur një vrapim prej 260 kilometrash nga Prishtina për në Tiranë në nder të Ditës së Flamurit. Para nisjes, ai u takua me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, i cili e përshëndeti vrapimin si një shprehje të dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar

Zyberaj nis vrapimin gati 300 kilometrash nga Prishtina në Tiranë

Atleti kosovar, Erzen Zyberaj, ka nisur vrapimin prej 260 kilometrash nga Prishtinë për në Tiranë, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Para nisjes, ai është takuar me të parin e Prishtinës, Përparim Ramës, i cili the se ky vrapim është një shprehje e dashurisë dhe respekt ndaj flamurit kombëtar.

“Urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar! Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bën një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika