Zyra e Kryeministrit e dënon ashpër vrasjen e Liridona Ademaj Murseli

Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit kanë reaguar në Facebook pasi u zbulua se pas vrasjes se Liridona Ademaj Murseli qëndron bashkëshorti i viktimës, Naim Mureseli, duke e dënuar ashpër këtë akt të kobshëm-kriminal.

“Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit dënon ashpër vrasjen e Liridona Ademaj Murseli në moshë 30-vjeçare në fshatin Sinidoll afër Prishtinës, ku vrasësi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj. Dhuna në Familje është një akt i kobshëm-kriminal i dënueshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.

Më tej, Agjencia për Barazi Gjinore i ka shprehur ngushëllime më të thella familjes së Liridonës.

“Agjencia për Barazi Gjinore tërheq vëmendjen e institucioneve shtetërore për prezencën e shtuar të armëve në pronësi të qytetarëve dhe sjelljeve të dhunshme dhe agresive, të cilat po rezultojnë në humbjen e jetëve të grave, mosgëzimin e të drejtave dhe mosrespektimin e dinjitetit dhe jetës së grave, si dhe kërkon që ky rast të trajtohet me urgjencë dhe të zbardhet kjo vrasje”, thuhet tutje në komunikatën e tyre.

Kjo agjenci ka thënë se është e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe të të drejtave të grave.

“Mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të  jetës dhe gëzimit të të drejtave të grave dhe vajzave në përputhje me të drejtat e njeriut, dhe veçanërisht me të drejtat e grave. Si shoqëri, si shtet, si qytetarë të këtij vendi, ne kemi detyrën të mbrojmë jetën e çdo individi”, ka shtuar ai.

Kjo agjenci u ka bërë thirrje organeve të rendit për vënien para përgjegjësisë të dhunuesit, “dhe shqiptimin e dënimeve maksimale, t’ju japim fund masave lehtësuese për shfajësimin e dhunuesve!”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika