Zyrtare: Paqarada në FC Koln

Leart Paqarada, mbrojtësi kosovar zyrtarisht është pjesë e ekipit gjerman, FC Koln. Këtë e ka bërë të ditur vet klubi i bundesligës gjermane

Leart Paqarada

Mbrojtësi kosovar Leart Paqarada edhe zyrtarisht është pjesë e klubit gjerman FC Koln.

Zyrtarizmi e transferimit e ka bërë vetë klubin gjerman, duke bërë të ditur se Paqara ka nënshkruar kontratën trevjeçare, me klubin që garon në Bundesligën gjermane.

Paqarada citohet të ketë thënë se është kthyer në qytetin ku është rritur, ndërsa e ka konsideruar Kolnin si shtëpi të tij.

“Jam krenar që mund të vesh fanellën e FC Koln sezonin e ardhshëm. Një qytet që jeton për klubin dhe e bën klubin në maksimum. Mezi pres të luaj, por deri atëherë fokusi im i plotë është te FC St. Paul” citohet të ketë thënë Paqarada për faqen zyrtare të klubit.

 

Leart Paqarda tek FC Koln është transferuar me parametra zero, ndërsa klubi do të bashkohet pasi të sezonit 2022-2023, në qershor.

FC Koln gjendet në vend të 11-të të Bundesligës gjermane, ndërsa Shën Paul është në vend të 14-të të Bundesligës 2.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika