10 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në ndërtesën kolektive në Ferizaj

Në Ferizaj, të dielën në mbrëmje, një ndërtesë kolektive u përfshi nga zjarri rreth orës 22:25. Dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë një zjarrfikës, dyshohet se zjarri kishte nisur te njësorët elektrikë të ndërtesës

Foto ilustrim

Së paku dhjetë persona, duke përfshirë edhe një zjarrfikës, kanë pësuar lëndime trupore nga zjarri që ka përfshirë një ndërtesë kolektive në Ferizaj.

Siç ka njoftuar Policia, rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielës rreth orës 22:25.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Po ashtu, sipas njoftimit, përveç të të lënduarve ka edhe dëme materiale.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky incident zjarri dyshohet se kishte filluar te njësorët elektrikë të kësaj ndërtese.

Njësia e Hetimeve në koordinim me prokurorin kujdestar ka filluar hetimet se si ka ardhur deri te ky incident.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika