Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëshit të fundit, janë raportuar 106 aksidente trafiku, pa asnjë fatalitet.
Po ashtu gjatë 24 orëve nga Policia janë shqiptuar 2,210 tiketa, ndërsa janë arrestuar 26 persona, njofton Dukagjini.
Sipas statistikave policore, janë evidentuar 46 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 60 aksidente me dëme materiale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të aksidenteve në 106 raste.
Sa i përket veprimeve policore, 26 persona janë arrestuar, 11 persona janë mbajtur në mbajtje, ndërsa 1 person ndodhet në vuajtje të dënimit.