Salla e mbledhjeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka marr një pamje krejtësisht tjetër.
Kjo sallë që gjendet në katin e 6, në objektin ku është e vendosur edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, është rinovuar tërësisht.
Por, për shumën e shpenzuar për blerjen e karrigeve e të llambadarëve, që bien më së shumti në sy, për shkak se nuk ngjajnë në objekte pune, por më shumë të ndonjë pallati mbretëror, nuk kanë treguar nga Këshilli Prokurorial.
Nga KPK-ja kanë thënë se vlera e përgjithshme e tenderit ka qenë rreth 108 mijë e euro, por në të ka qenë e përfshirë edhe renovimi i oborrit të këtij objekti.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, ka zhvilluar tender për renovimin e hapësirave, përfshirë edhe sallën e mbledhjeve. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit mund të gjendet në platformën e e-prokurimit, përmes titullit të aktivitetit të prokurimit dhe numrit të lëndës. Renovimi është realizuar në kuadër të kontratës: “Ritender Renovimi i oborrit dhe hapësirave të brendshme në objektin e KPK-PSRK-së”, me numër të prokurimit: 250-25-4493-5-2-1. Në kuadër të kësaj kontrate ka qenë e përfshirë edhe renovimi i sallës së takimeve të KPK-së. Brenda kontratës së sipërpërmendur janë përfshirë të gjitha punimet dhe elementet e renovimit, përfshirë edhe sallën e takimeve. Vlera totale e kontratës “Ritender Renovimi i oborrit dhe hapësirave të brendshme në objektin e KPK-PSRK-së” ka qenë 108,502.00 euro. Brenda kësaj vlere është përfshirë edhe renovimi i sallës së mbledhjeve.”
Dukagjini ka shikuar të gjithë dosjen e tenderit, që gjendet tek platforma e eprokurimit, por askund nuk janë specifikuar çmimet veç e veç për oborrrin e ndaras për renovimin e sallës.
Aty është dosja me specifikat që ka kërkuar KPK-ja, e është i bashkëngjitur edhe plani final për renovimin e oborrit si dhe të sallës së mbledhjeve.
E në specifikat në dosjen e tenderit ku flitet për karriget me rrota në të cilat kryesisht ulen anëtarët e Këshillit Prokurorial, ishte kërkuar që të jenë adekuate të nivelit ekskluziv, e të jenë nga konstruksioni i drurit masiv të qershisë si dhe druri të jetë i thatë.
“Furnizimi, transporti dhe montimi I karrigeve me rrota, adekuate per salla te takimeve te nivelit me ekskluziv, sipas dizajnit te paraqitur ne projekt. Karriget duhet te jene nga konstruksioni i drurit masiv te qershise, druri te jete i thate/terur. Karriget duhet te jene me keto karakteristika: – dimensionet lartesia H~120 cm (vendi per ulje 45 cm); gjeresia a/b=70/75 cm. – Ulesja dhe mbeshtetesja- shkume poliuretani 35kg/cu.m e veshur me tekstil natyral (mendafsh, pambuk, liri apo lekure), me ngjyre sipas perzgjedhjes se Investitorit. – Mekanizmi per mbeshtetje te duarve nga druri masiv i kombinuar me tekstil. Parprakisht duhet te miratohet nga investitori”, tuhuhet në dosjen e tenderit.
As kompania që ka fituar tenderin “Olti Trasing SH.P.K.” nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit, për çmimin e tyre.
Realizimi i punimeve, ka zgjatur 4 muaj, derisa në oborrin e objektit është rregulluar një park i vogël, e janë vendosur edhe rrethoja para objektit, ku janë të vendosur Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokuroria Speciale.