14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, tre persona në spital

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 14 raste pozitive me Covid-19

Qendra e COVID-19, Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 14 raste pozitive me Covid-19.

Të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë nëntë persona. Ndërsa, nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 78 testime për Covid-19. Kurse, tashmë janë gjithsej 55 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq, një ditë më parë, më 1 shkurt një person ka humbur jetën nga koronavirusi, kurse nga 140 testime për Covid-19 janë shënuar 18 raste pozitive.

Të dhënat e IKSHPK-së

Gjithashtu, më 29 janar një person ka vdekur si pasojë e Covid-19.

Pas shtimit të rasteve gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, ky ishte rasti i parë me fatalitet si pasojë e koronavirusit pas një kohe të gjatë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika