151 raste të reja me COVID-19 për tre ditë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se në tre ditët e fundit janë bërë 2 mijë e 780 testime për coronavirus ku nga to kanë rezultuar pozitiv 151 mostra

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se në tre ditët e fundit janë bërë 2 mijë e 780 testime për coronavirus dhe janë regjistruar 151 raste të reja.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në tre ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

Me këto raste numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 311 mijë e 350, prej të cilëve 301 mijë e 545 janë shëruar, ndërsa 9 mijë e 297 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri më 23 maj është 508.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika