18 vdekje për shtatë muaj në vendin e punës

Numri i rritur i vdekjeve në vendin e punës në Kosovë për vitin 2023, ku shumica e rasteve janë nga sektori i ndërtimtarisë, ka shqetësuar sindikatat dhe kryetarin e tyre, Jusuf Azemi, i cili kërkon masa të menjëhershme për të mbrojtur punëtorët dhe ofruar mbështetje financiare për familjarët e viktimave

Fotografi ilustruese

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se Kosova po përballet me një rritje shqetësuese të numrit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 18 vdekje, dhe pjesa më e madhe e këtyre rasteve kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë.

Kryetari Azemi ka theksuar se ky vit, 2023, është veçanërisht alarmant me numrin më të lartë të vdekjeve të punëtorëve për shtatë muaj.

Përveç kësaj, ai ka shprehur shqetësimin e tij se shteti nuk po ndërmerr masa të mjaftueshme për të adresuar këtë problem. Ai ka theksuar se vdekjet në vendin e punës ndodhin kudo në botë, por numri i tyre në Kosovë është jashtëzakonisht i lartë.

Një nga aspektet më shqetësuese të kësaj situate është që familjarët e viktimave nuk marrin asnjë mbështetje financiare nga shteti. Azemi ka theksuar se kjo mungesë e mbështetjes financiare është një arsye shtesë pse të rinjtë po ikin nga vendi.

“Realisht është një çështje e keqe që po ndodh tek ne në vazhdimësi dhe ne si institucione nuk jemi duke bërë atë çka duhet me bë, po flas si qeveri, si inspektorat edhe si pronarë të kompanive”, ka deklaruar ai për EO.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

“Fatkeqësisht ky vit është një vit shumë i keq, sepse deri në këtë moment kemi 18 raste të vdekjeve në vendin e punës dhe a ka më rëndë sesa njëri prej tyre që ka vdekur para dy ditësh ishte vëlla i shtatë motrave. Kjo mund të ndodhë gjithkund në botë, por në numër kaq të madh sa po ndodhin në Kosovë nuk ndodh kurrkund. Në vendet e tjera në momentin kur ndodhin këto raste shteti ka një stimulim, ka një mbështetje financiare për këto familje. Tek ne, në moment kur vdes punëtori, ka përfunduar gjithçka”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, Azemi ka theksuar se sindikatat kanë bërë kërkesa të vazhdueshme ndaj pushtetit që të trajtojë këtë çështje me seriozitet.

“Zyrtarisht kemi kërkuar edhe nga ministri i Financave dhe nga kryeministri që të trajtohet kjo temë, sepse është temë shumë e rëndë kur punëtorët në moshën më të re humbin jetën. Përpos asaj që kjo po ndikon negativisht që edhe të rinjtë kur nuk kanë një mbështetje dhe siguri dhe shëndet në punë aq sa ja thotë ligji, edhe kjo është një pjesë e asaj që njerëzit dëshirojnë që të ikin nga Kosova”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se situata aktuale në vendin e punës po ndikon negativisht në ikjen e të rinjve nga Kosova. Në veçanti, ai ka theksuar se shtatë muajt e vitit 2023 janë të një rëndësie të veçantë, pasi janë regjistruar rekordet për numrin më të madh të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

Sipas Azemit, një nga shkaqet e kësaj situate është që një pjesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar kanë lëshuar Kosovën dhe janë larguar për në vende të tjera.

Ai ka thirrur Qeverinë dhe institucionet për të ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur punëtorët dhe rritur sigurinë në vendin e punës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika