19 të vdekur pas rrëzimit të avionit komercial në liqenin Viktoria në Tanzani

Fluturimi, duke përfshirë 39 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur nga kryeqyteti tregtar i Tanzanisë dhe se 26 nga 43 personat në bord ishin shpëtuar

Foto ilustrim

Të paktën 19 persona kanë vdekur të dielën e 6 nëntorit pas një fluturimi komercial të drejtuar nga Precision Air që është rrëzuar në liqenin Victoria në Tanzani.

Kryeministri i vendit, Kassim Majaliwa, ka thënë se zyrtarët besojnë se të gjithë trupat janë nxjerrë nga avioni.

“Ne po fillojmë të nxjerrim bagazhet dhe sendet personale nga avioni. Një ekip mjekësh dhe agjencish sigurie kanë filluar procesin e identifikimit të të vdekurve dhe njoftimit të familjeve”, ka theksuar Majaliwa.

Më herët, linja ajrore ka deklaruar se 26 nga 43 personat në bord ishin shpëtuar.

Sipas kryeministrit, aktualisht është e paqartë nëse dy nga të vdekurit ishin banorë vendas që asistonin në operacionet e shpëtimit apo stafi i linjës ajrore të përjashtuar nga manifesti i fluturimit, raporton CNN.

“Ne do të hetojmë se nga kanë ardhur dy të tjerët”, ka shtuar ai.

Fluturimi, duke përfshirë 39 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur nga kryeqyteti tregtar i Tanzanisë, Dar es Salaam dhe ishte nisur për në qytetin e Bukoba para se të zhytej në liqenin Victoria ndërsa po i afrohej aeroportit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika