2 raste të reja me COVID-19

24 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 2 raste pozitive, dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekje

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 89 testime në total, kanë rezultuar 2 raste pozitive me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 është shëruar 1 person ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekje.

Raste aktive mbeten 24 persona ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 15 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 370 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 767 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 250 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 798 të tjerë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika